Home »
» Veprimet qe duhet te kryeni per te levizur nga data 30 mars 2020
Sherbimet dhe pyetjet disa nga pikat e atyre qe duhet te levizin
Leje për dalje është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve të aplikojnë online për t'u pajisur me leje për të dalë nga banesa e tyre për arsye të ndryshme si: për pazar, farmaci apo arsye të tjera urgjente.
Kohëzgjatja e lejes ditore që mund të aplikoni gjatë fashës orare 05.00-13.00 është 1 orë.
Aplikimi për shërbimin "Leje per dalje" mund te kryhet edhe me anë të SMS në numrin 55155, me tekst që përmban numrin tuaj të identifikimit (NID) si dhe orarin e daljes. Mesazhi miratues nga e-Albania do të mbërrijë pas 24 orësh dhe vlen si kërkese e miratuar për diten pasardhëse. Mesazhi ne telefonin tuaj është provë për stukturat e policisë.
Kujdes! Në mungesë të email-it apo mesazhit konfirmues nga e-Albania, do të aplikohen gjoba ndaj shkelësve.
Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.
Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin “Leje për dalje”;
- Klikoni butonin "Përdor";
- Kryeni aplikimin duke përzgjedhur orarin, si dhe personin që do të dalë nga familja juaj (në rastet kur nuk jeni ju personalisht).
- Vetëm një anëtar i familjes mund të aplikojë për leje për dalje gjatë 24 orëve brenda fashës orare të lejuar 05.00-13.00;
- Në rast se një nga anëtarët e familjes punon në një qytet të ndryshëm nga vendbanimi aktual, lejohet të vijojë aplikimi për leje dalje dhe për këtë anëtar, pasi kryhet në kohë reale verifikimi mbi vendodhjen e punës;
- Miratimi do të dërgohet në adresën e-mail që keni përdorur për regjistrimin në portalin në e-Albania dhe/ose sms.
- Në rast se dëshironi të përdorni një email tjetër, ju duhet ta ndryshoni në rubrikën "Hapësira Ime" duke klikuar: Ndrysho të dhënat e llogarisë.
Policia mund të verifikojë në kohë reale nëse një qytetar ka një miratim të autorizuar ose jo.
Pyetjet më të shpeshta
1. Cfarë lejesh janë këto?
Këto janë leje për këmbësorët, që duhet të dalin nga shtëpia për arsye pazari, farmacie, apo shërbesa të tjera.
2. Si mund të aplikoj për këtë leje?
Aplikimi nëpërmjet internetit:
Klikoni e-albania.al , ose nëpërmjet aplikacionit e-albania të cilin mund ta shkarkoni në smartfonin tuaj dhe të kërkoni shërbimin “Leje për dalje”.
Për të aplikuar për këtë shërbim ju duhet të jeni i identifikuar në portal. (Regjistrohu në portal nëpërmjet të dhënave të kartës suaj të identitetit nëse nuk jeni regjistruar më parë)
Aplikimi me anë të sms në telefon:
Ata qytetarë që nuk kanë mundësi të aplikojnë në internet, mund të dërgojnë një mesazh të thjeshtë
në numrin 55155 me tekst: Numri i kartës së identitetit dhe orën e daljes.
3. Kur e marr miratimin e lejes kur aplikoj nga e-albania?
Aplikimi nga aplikacioni e-Albania, miratohet automatikisht në moment dhe ju vjen në emailin tuaj, dhe në numrin e telefonit nëse keni regjistruar numrin tuaj gjatë aplikimit.
4. Kur e marr miratimin kur aplikoj me sms në 55155?
Kur aplikohet me sms, miratimi për lejen e kërkur vjen një ditë më vonë, pra të nesërmen.
Psh: Nëse dërgon një mesazh ditën e hënë, miratimi në sms vjen ditën e martë dhe qytetari mund të dalë ditën e mërkurë.
5. Për sa kohë është e vlefshme leja?
Leja është për një datë të caktuar, dhe zgjat vetëm 1 orë.
6. A mund të leviz me automjetin tim me ketë leje?
Jo, leja është për këmbësorët.
7. Sa herë që më duhet të dal, duhet të aplikoj?
Po, ju duhet të aplikoni sa herë që ju nevojitet të dilni për të bërë pazar, për të shkuar në farmaci apo shërbesë tjetër që mund të keni.
8. Shtetasit e huaj si mund të aplikojnë? /How can the foreign citizens apply for a pemission?
Shtetasit e huaj mund të aplikojnë për një leje për dalje ditore duke dërguar një sms në numrin 55155 me formatin “F IDnumber Time”
9. Po për të shkuar në pune duhet të aplikoj?
Jo, për të shkuar në punë si këmbesor, nuk nevojitet aplikim për leje.
10. Po kur jemi në një certifikatë une dhe prindërit e mi, por ata jetojnë në një qytet tjetër nga une si mund të aplikojmë për të dalë të dyja palët?
Në rastet kur disa anëtarë të certifikatës suaj familjare jetojnë në një qytet tjetër, dhe ju punoni e jetoni në një qytet tjeter, të dyja palet mund të aplikojnë për leje duke qëne se verifikohet vendndodhja e ndryshme e punës së anetarëve të së njëjtës certifikatë familjare.
11. Po për të shkuar në spital vjen kjo leje?
Në rast se ju do të shkoni në këmbë në spital, po vlen.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë
0 comments:
Post a Comment